Botë e Çuditshme Lifestyle

Vuan nga fobia e rrallë e jashtëqitjes, modelja që nuk i pëlqen të përdor tualetet!

Një modele në Mbretërinë e Bashkuar me një fobi të rrallë të jashtëqitjes pretendon se një herë pati një problem shumë të madh gjatë një seti fotografik pasi nuk shkoi në tualet për dy javë. Ajo foli për fobinë e saj së fundmi në një emision i cili merret me sëmundjet e çuditshme të të ngrënit të njerëzve. 36-vjeçarja e quajtur Emmerald Barwise tha se:

Nuk më pëlqen të përdor tualetet e njerëzve të tjerë. Ndonjëherë nuk bëj jashtëqitjen për dy javë dhe pastaj kam fryerje barku.

Bukuroshja e cila ka 8 vjet që punon si një modele, thotë se kjo fobi i ka penguar karrierën, gjithashtu ia ka bërë të vështirë edhe jetën sociale pasi shumë nga mikeshat e saj acarohen me këtë sjellje.

Kur isha në takime me njerëz në të kaluarën, ishte vërtet e vështirë të gjeja justifikime për të shkuar në tualet. Kështu ka qenë gjithë jeta ime, kështu që do të doja ta largoja këtë.