Showbiz

Wake Up: John Shahu nga “Mike” me Elvana Gjatën në “Havana”

Këngëtari John Shahu, ka lindur në Shqipëri, por prej shumë vitesh ka jetuar në Australi.

Verën e shkuar ai u shndërrua në zërin më të dashur për të gjithë. Ishte kënga “Mike” e publikuar pikërisht në korrik të vitit 2018,  një bashkëpunim ky mes Elvana Gjata, Ledri Vula dhe John Shahu, që theu çdo parashikim, duke u shndërruar menjëherë në hitin e verës. Ende pa kaluar një vit nga suksesi i këngës “Mike” ka sjell projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Havana”.