Aktualitet

Xhafaj: Do të goditen grupet kriminale në Fier dhe Lushnje!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë goditje të grupeve kriminale në Fier dhe në Lushnjë. Xhafaj theksoi se deri më tani janë goditur 7 grupe kriminale nga operacioni “Forca e Ligjit”. “Jo vetëm ndëshkimin penal të tyre, por dhe goditjen e pasurive kriminale që këto grupe kanë vendosur”, thotë Xhafaj.