Pasi u sulmua sot nga Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm tha se nuk i heq presje atyre që ka thënë më parë. Fatmir Xhafaj u pyet ndërsa dilte nga Kuvendi, në përfundim të seancës plenare. Sipas ish-Ministrit të Brendshëm, “Xhafaj e sulmon Policinë, më keq se Sali Berisha”. Gjithashtu, Tahiri tha se Vetting-u në Polici, nuk mund të bëhet brenda ditës.