Nga Lezha ku mori pjesë në Forumin për Sigurinë Publike, Ministri i Brendshëm bëri një sqarim lidhur me shënjestrat e Vetting-ut. Fatmir Xhafaj tha se distancohet nga spekulimet, duke theksuar se ky nuk është proces formularësh që synon policët efektivët e paimplikuar: “Kam qenë dhe mbetem i bindur çdo ditë që vetingu në policinë e shtetit ishte dhe është i domosdoshëm për të forcuar integritetin e policisë për të rritur besueshmërinë brenda radhëve të policisë por dhe mbi të gjitha besueshmërinë e qytetarëve te policia që duan të shohin te polici një njeri me figurë të pastër, në shërbim të tyre”, tha Xhafaj.