Politikë

Xhafaj: Që peshku i madh të përfundojë aty ku duhet, duhet rrjetë

Forumi Qytetar për Sigurinë Publike u ndal në qytetin e Korçës, ku Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës. Duke u ndaluar tek lufta kundër krimit të organizuar, ai theksoi se “Shumë çështje nën hetim kanë avancuar”. Sipas ministrit, “Që peshku i madh të përfundojë aty ku duhet, duhet rrjetë dhe rrjeta janë Policia – Prokuroria – Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi”, – tha Xhafaj.