Aktualitet

Xhafaj: Vettingu në Polici do të jetë proces i pa’anshëm

Edhe sot, Ministri i Brendshëm përsëriti se Vettingu në Polici, nuk ka qëllim të penalizojë punonjësit e thjeshtë përmes kleçkave të dokumenteve, por do të jetë proces i pa’anshëm. Fatmir Xhafaj foli sot në Ditën e Dëshmorëve, në një aktivitet kushtuar 222 policëve të rënë në krye të detyrës. Xhafaj theksoi se sjellin në Shqipëri përvojën e shumë vendeve të zhvilluara, ku lufta me elementët e inkriminuar brenda Policisë, ka rezultuar mëse e suksesshme.