Gossip Showbiz

Xheneta Fetahu ngre dyshime për magji të zezë në banesën e saj?

Xheneta Fetahu ka shprehur hapur dyshimet se dikush mund t’i ketë bërë magji të zezë në banesën ku jeton. Deklarata e saj u bë gjatë një bisede live në TikTok me Malësoren, ku tema e diskutimit ishte besimi te “sehiret”.

Edhe pse Malësorja tha se nuk beson në këto gjëra, Xheneta tregoi se po përjeton rrethana të çuditshme.

Ajo u shpreh se sa herë ndodhet në shtëpinë e saj, nuk arrin të flejë rehat dhe shpesh ka ëndrra shqetësuese, ku shfaqen njerëz që kurrë nuk i ka parë më parë.

Si vij në shtëpinë time, unë kurrë nuk flej rehat. Natën shoh ëndrra me njerëz që nuk i njoh. Por kur flej diku tjetër, në pushime apo te ndonjë shoqe, gjithmonë jam normale

-tha ajo.

Fetahu tregoi gjithashtu se ka pasur aq shumë shqetësime, saqë ka thirrur edhe një pastruese për ta kontrolluar banesën, me frikën se dikush mund të kishte lënë diçka brenda. Megjithatë, edhe pas kësaj, problemet nuk janë zhdukur.

Kemi fshi çdo qoshe, por asgjë nuk ndryshoi. Shoh ëndrra me dhjetëra njerëz për një natë të vetme

-shtoi ajo, duke pranuar se situata po i shkakton ankth të madh.