Gossip Showbiz

Xheneta Fetahu flet për marrëdhënien me Gjestin, a ka kontakt me të?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka ndarë detaje të reja mbi marrëdhënien e saj me Gjestin pas përfundimit të reality show-t.

Në një lidhje live në TikTok, ajo tregoi se është ndeshur disa herë me të, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër, dhe madje ka ndryshuar orarin e stërvitjes për të shmangur takimet:

Kur kuptova në çfarë orari ushtron, e ndryshova orarin tim. Nuk doja që të përplaseshim

– tha Xheneta.

Ajo zbuloi gjithashtu se i ka uruar Gjestit ditëlindjen me një mesazh, por nuk ka marrë përgjigje:

I shkrova dhe i urova suksese, por nuk më ktheu përgjigje. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë.

Xheneta shtoi se në takimet e rastësishme pas daljes nga shtëpia e famshme, Gesti ka qenë shpesh i shoqëruar dhe i sikletosur në praninë e saj:

Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: ‘Aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother’.