Xheneta Fetahu ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një set të ri fotografish që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zgjedhur një fustan elegant në ngjyrë kafe të hapur, pothuajse ‘nude’, i cili thekson linjat e saj trupore.
Dizajni me prerje transparente dhe detaje katrore i jep pamjes një kombinim mes finesës dhe guximit, duke e bërë atë të duket elegante dhe njëkohësisht tepër joshëse.
Në mbishkrimin e postimit, Xheneta shtoi edhe një dozë humori e vetëbesimi duke shkruar:
Më vjen keq, por jo me të vërtetë, që po rrëmbej vëmendjen
Pamja e saj e rafinuar ka marrë qindra komplimente nga ndjekësit, të cilët e kanë lavdëruar për stilin unik dhe prezencën e saj të veçantë në rrjete sociale.