Celebrities Magazine

Xum Allushi: “Egli po bën përndjekje, Gjesti është duke luajtur”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Xum Allushi. Ai është një personazh i njohur publik për shikueshmërinë e tij në rrjete sociale, falë videove humoristike që bën ndër vite. Gjithashtu, Xumi ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por që rrugëtimi i tij u mbyll të martën, falë nominimit kokë më kokë me Eglin.