Gossip Showbiz

Ylli i filmave për të rritur “tradhton” Rusinë, zgjedh kombëtaren të cilën mbështet në Botëror!

Ylli i filmave për të rritur, Eva Elfie, duket se e ka zgjedhur kombëtaren të cilën mbështet në Botërorin 2026. Ndryshe nga katër vite më parë, kur ajo ishte tifoze e Argjentinës, të cilën e ndoqi live në stadium kur Messi me shokë ngritën trofeun, ajo tashmë ka zgjedhur SHBA-në. Kjo ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi Elfie është ruse, duke e quajtur tradhtare 26-vjeçaren.

Rikujtojmë, se modelja dhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Raissa Bellini, ka tërhequr vëmendjen gjatë Kupës së Botës 2026, pasi është shfaqur në tribunat e stadiumit duke mbështetur kombëtaren e Shteteve të Bashkuara. Bellini u pa e veshur me reçipeta me ngjyrat dhe flamurin amerikan, ndërsa festonte së bashku me tifozët në shkallët e stadiumit. Ajo publikoi edhe një video në rrjetet sociale, ku shkroi: “Po e nisim fuqishëm”, duke treguar mbështetjen e saj për ekipin amerikan. Modelja italiane kishte hedhur mbi supe edhe një shall të Kupës së Botës, ndërsa pamja e saj nuk kaloi pa u komentuar nga tifozët në rrjetet sociale.