Aktorja e Hollivudit, Blanca Blanco, ka publikuar së fundmi disa foto sensuale në Instagramm teksa është fotografuar pranë pishinës. Bukuroshja brune, me bikini të kuqe, ka shpalosur linjat e saj. Aktorja e “Tale Of Tales” foli pak ditë më parë për dietën që ajo mban duke thënë se mënyra sesi ushqehemi është tejet e rëndësishme jo vetëm për një trup të bukur, por dhe të shëndetshëm.
Aktualisht përdor dietën mesdhetare, e cila është e përshtatshme pasi është e pasur me perime, vaj ulliri dhe proteina.
View this post on Instagram
Sipas vlerësimeve të ‘U.S News & World Report’ për të pestin vit radhazi, dieta mesdhetare u rendit në vendin e parë në listën e dietave më të mira. Në vendin e dytë u rendit dieta DASH, e cila lidhet me kujdesin për të ndaluar hipertensionin dhe dieta Flexitarian, e cila inkurajon të qenit vegjetarian në shumicën e kohës, por është fleksibël për të lejuar një hamburger herë pas here.
Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë. Kjo dietë përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore, me fruta dhe perime, drithëra, fasule dhe fara. Element i rëndësishëm është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë.