Studimet e fundit po zbulojnë gjithnjë e më qartë lidhjen mes ushqyerjes dhe shëndetit mendor, duke treguar se dieta jonë e përditshme ndikon jo vetëm në trup, por edhe në gjendjen emocionale.
Një fushë në rritje, psikiatria ushqyese, po thekson rëndësinë e ushqimit në mirëqenien mendore dhe madje në menaxhimin e disa çrregullimeve psikologjike.
Ekspertët shpjegojnë se kjo lidhje kalon përmes aksi zorrë-tru, një sistem kompleks që lidh sistemin tretës me trurin.
Zorra, shpesh e quajtur “truri i dytë”, përmban miliarda mikroorganizma që ndikojnë në prodhimin e neurotransmetuesve, kimikate që rregullojnë humorin, gjumin dhe emocionet.
Sipas specialistëve, një dietë e balancuar me fruta, perime, drithëra të plota, peshk dhe yndyrna të shëndetshme lidhet me nivele më të ulëta stresi dhe rrezik më të vogël për depresioni.
Një nga modelet më të rekomanduara është dieta mesdhetare, e pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese që mbështesin funksionin e trurit.
Nga ana tjetër, konsumimi i ushqimeve të përpunuara, sheqernave të shtuara dhe alkoolit mund të ketë efekt negativ në humor dhe energji.
Ekspertët sugjerojnë gjithashtu përfshirjen e ushqimeve me probiotikë dhe prebiotikë, si kosi apo kefiri, për të ruajtur ekuilibrin e mikroflorës në zorrë.
Megjithatë, specialistët theksojnë se ushqyerja e shëndetshme nuk zëvendëson trajtimin profesional për problemet e shëndetit mendor.
Një kombinim i stilit të jetesës, dietës dhe mbështetjes profesionale mbetet çelësi për një mirëqenie të plotë.