Rajoni

Zaev: Ivanovi ta dekretojë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë!

Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov duhet ta nënshkruajë ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, ndërsa referendumi thjesht do ta konfirmojë atë. Kështu deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ai theksoi se për herë të parë pas 27 viteve qytetarët kanë mundësi të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Duke e quajtur Marrëveshjen korrekte dhe të drejtë, Zaev tha se ajo është ratifikuar dy herë.