Kryeministri Maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se Marrëveshja me Greqinë për Emrin, hap rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian. Zaev takoi Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Dialog Postmonitorues me Shkupin. Sipas tij, “Marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do të jetë motiv më shumë”.