Në një intervistë për mediat greke, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dha afate kohore lidhur me finalizimin e Marrëveshjes për Emrin. Zaev përmendi 15 Janarin 2019. Shefi i Qeverisë së Shkupit theksoi se është në favor të Maqedonisë e Greqisë, të respektojnë identitetet përkatëse dhe të mbështesin një marrëveshje historike, si shans i madh për të ardhmen e përbashkët të dy popujve miq.