Bota

Zbardhet misteri! Rënia e aeroplanit të Azerbajxhanit në 2024-trën, Putin pranon fajin!

Ditën e enjte, presidenti rus Vladimir Putin pranoi se mbrojtja ajrore e Rusisë ishte përgjegjëse për rrëzimn e një avioni pasagjerësh azerbajxhanas, në dhjetor 2024, i cili vrau 38 persona.

Këtë deklaratë, Putin e ka bërë gjatë takimit të tij me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Taxhikistan.

LEXO EDHE:  Ligjvënësi azerbajxhanas: Provat që tregojnë se rrëzimi i avionit në Kazakistan u shkaktua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë

Ndërkaq, gjatë  presidenti rus ishte i pranishëm në një samit rajonal, ku ai dha premtimin për dëmshpërblyer të gjithë të afërmit e viktimave.

Aeroplani i Azerbajxhanit Airlines u rrëzua më 25 dhjetor 2024 në Aktau të Kazakistanit, teksa po fluturonte nga Baku për në Grozni të Çeçenisë.

Midis 38 viktima, nga bordi arritën të mbijetojnë rreth 29 personash falë ndihmës së pilotëve.

Pak ditë pas ngjarjes së dhjetorit 2024, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka akuzuar Rusinë për rrëzimin e aeroplanit në ditën e Krishtlindjeve dhe se ka fshehur shkakun.

Aeroplani i Azerbajxhanit po udhëtonte për në Grozny në Çeçeni përpara se të bënte një ulje emergjente pranë Aktaut, tha linja ajrore të mërkurën.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë tha fillimisht se avioni u rrëzua pasi u përplas me zogj , megjithëse më vonë tha se dronët luftarakë ukrainas dhe mjegulla e dendur e detyruan avionin të largohej nga hapësira ajrore ruse.

Shpimet në trupin e avionit që duken të ngjashme me dëmtimet nga copëzat ose mbeturinat, bënë që shumë njerëz të besonin se avioni ishte rrëzuar nga njësitë ruse të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë një zyrtar amerikan i cili i tha CNN se shenjat tregonin një sistem rus që godiste aeroplanin.

“Fakti që trupi i avionit është i mbushur me vrima tregon se teoria e aeroplanit që godet një tufë zogjsh… është hequr plotësisht”, tha Aliyev, sipas medias shtetërore të Azerbajxhanit AZERTAC.