Auto & Moto Botë e Çuditshme

Zbuloni funksionin që ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë!

Rruga spanjolle A-355, e njohur si ‘rruga e frikës’, ka marrë këtë emër pasi në vetëm 10 kilometra të saj, gjatë 12 muajve të fundit, kanë humbur jetën rreth dhjetë persona. Për këtë arsye, janë vendosur shenja të reja rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve. Kjo rrugë, e cila lidh qytetet Marbella dhe Cartama, tani ka një vijë të trashë të kuqe që ndan dy korsitë, çka ka shkaktuar konfuzion tek disa shoferë.

Arsyeja pse kjo vijë është pikturuar në të kuqe është për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve se ndalohet parakalimi në një segment prej katër kilometrash, duke zëvendësuar vijën e bardhë të pandërprerë që zakonisht përdoret në rrugë të tjera. Përveç kësaj vije të kuqe të theksuar, segmenti do të pajiset me katër radarë shtesë dhe tabela digjitale që do t’i kujtojnë shoferëve të ulin shpejtësinë.

Ndërkaq, shoferët në Çeki këtë verë do të mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 150 km/h në një pjesë të zgjedhur të autostradës. Testimi do të fillojë në D3 ndërmjet Tabora dhe Ceske Budejovice, duke u bazuar në faktorë si kushtet e motit dhe dendësia e trafikut që ndikojnë në shpejtësinë maksimale të lejueshme. Aktualisht është duke u zhvilluar një tender për furnizuesin e sinjalistikës të re, ndërsa Drejtoria për Rrugët dhe Autostradat (ŘSD) është përgjegjëse për këtë proces. Vendosja e tabelave do të zgjasë rreth dy muaj dhe pritet të përfundojë deri në fund të qershorit ose fillim të korrikut.

Rikujtojmë se rrugët e asfaltuara ‘vetë-shëruese’ mund të ofrojnë së shpejti një zgjidhje për krizën e gropave në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të ri. I projektuar me inteligjencë artificiale, një lloj i ri asfalti i bërë nga mbeturinat e biomasës mund të korrigjojë çarjet e veta pa pasur nevojë për mirëmbajtje ose ndërhyrje njerëzore. Shkencëtarët në Universitetin Swansea në Londër kanë gjetur metoda duke shpresuar për të krijuar rrugë më të qëndrueshme. I njohur gjithashtu si bitum, asfalti është një substancë e zezë ngjitëse që rrjedh nga nafta bruto, e përdorur gjerësisht për të ndërtuar rrugë, autostrada dhe pista aeroportesh.