Kampionati Evropian, “Euro 2020” është futur tanimë në fazën finale të tij. Vetëm tri ndeshje kanë mbetur deri në fund, ku do të zhvillohen dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe dhe që të tria do të luhen në stadiumin Wembley të Londrës.
Spanja, Italia, Anglia dhe Danimarka janë katër Kombëtaret që kanë mbetur në garë për triumfin e madh në “Euro 2020”. Ndërkohë për finalen e madhe është zbuluar edhe topi i ri nga UEFA dhe kompania gjigante “Adidas”.
Ky top është ngjyrë hiri, dhe ka disa ngjyra të tjera në të si të kaltër të ndritshme, të kuqe, ngjyrë rozë, të verdhë dhe të gjelbër të ndritshme. Topi i ri nuk dallon shumë nga ai që është përdorur deri në këtë fazë të garave në “Euro 2020”.
A future of possibilities awaits.
Introducing the #EURO2020 Uniforia Finale ball. https://t.co/1LE4bYD61j#ImpossibleIsNothing #adidasFootball pic.twitter.com/6TsM6iDWaz
— adidas Football (@adidasfootball) July 5, 2021
Wembley do të hapet me 75% të kapacitetit për gjysmëfinale dhe finalen e “EURO 2020”. Stadiumi më i madh anglez do të lejojë deri në 60 mijë tifozë për dy ndeshjet e rëndësishme të korrikut.
Ndërkaq, VAR ka ndryshuar vendimet e gjyqtarëve 12 herë në 36 ndeshje të luajtura deri më tani në “EURO 2020” dhe 91% e vendimeve të gjyqtarëve ishin të sakta.
Nuk ka asnjë dyshim që e gjithë vëmendja ditët e fundit ka qenë tek Kampionati Europian i Futbollit “Euro 2020”. Kudo flitet për të, për sfidat tepër interesante, për ndodhitë e pazakonta të trajnerëve, për situatat e tensionura mes lojtarëve si dhe për tifozët jashtë stadiumeve. Çdo gjë që ndodh rreth Euro 2020 është një lajm!