Sport

Të papriturat me të cilat u ndeshëm këtë vit në “Euro 2020”

Nuk ka asnjë dyshim që e gjithë vëmendja ditët e fundit ka qenë tek Kampionati Europian i Futbollit “Euro 2020”. Kudo flitet për të, për sfidat tepër interesante, për ndodhitë e pazakonta të trajnerëve, për situatat e tensionura mes lojtarëve si dhe për tifozët jashtë stadiumeve. Çdo gjë që ndodh rreth Euro 2020 është një lajm!

Rikujtojmë se para disa kohëve ne krijuam një sondazh në web-in e “Top Albania Radio”-s ku pyetëm publikun se cila skuadër mendonin se do të fitonte “Euro 2020” dhe në këtë sondazh padiskutim ishin në listë ekipe të forta si Gjermania, Holanda, Franca, Italia, Anglia.

Shumica e personave kanë votuar Gjermaninë si favorite për të fituar Kampionatin Evropian, duke pasuar më pas me Anglinë dhe Francën. Por pavarësisht votave të shumta si favorite për të fituar, Gjermania fatkeqësisht nuk ia doli pasi “3 Luanët” e çuan në shtëpi.

Përveç Gjermanisë, janë eliminuar edhe Franca, Holanda, Portugalia, Austria, Suedia, Uellsi, Kroacia. Në garë tani janë Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Republika Çeke, Danimarka, Ukraina dhe Anglia.

Vlen për t’u përmendur se ky Kampionat ka sjellë shumë surpriza dhe të papritura, ndryshe nga sa kishim menduar.

Ndërkohë, sondazhi aktual me skuadrat pretendente për të fituar “Euro 2020” dhe për të çuar trofeun në shtëpi, është në faqen tonë dhe ju mund të votoni skuadrën tuaj të preferuar.