Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura. Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinënga Podgorica, katër vite më parë.
Nik Gjeloshaj, kerkon të marrë një mandat të dytë me koalicionin “Forumi Shqiptar, Bashkim e Zhvillim”.
Ai ka mbledhur pjesën më të madhe të forcave politike shqiptare në Mal të Zi pavarësisht se ende shqiptarët vazhdojnë të jenë të shperndarë madje duke përfaqësuar edhe partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.
Në garë janë 7 koalicione ne total. Me sistemin zgjedhor të Malit te Zi, qytetaret votojnë koalicionin dhe këshilltarët, në fund koalicioni fitues, përzgjedh vetë kryetarin e komunës.
Këto zgjedhje konsiderohen si shumë të rëndesishme në komunën që mbizotërohet nga shqiptarët për shkak edhe të klimës jo fort të mirë kohët e fundit dhe trysnisë anti-shqiptare.
Për këtë, nga Amerika, kanë mbërritur me qindra shqiptarë, vetëm për të marrë pjesë në votime.
Procesi i votimit ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit në 12 qendra votimi dhe pritet të përmbyllet në mbrëmje. Rezultojnë rezultojnë mbi 12 mijë shtetas me të drejtë vote.
Parlamenti lokal ka 32 këshilltarë.
Në këto zgjedhje garojnë shtatë parti dhe koalicione.
Një pjesë e shqiptarëve në Tuz janë myslimanë dhe pjesa tjetër katolikë.
Tuzi është në qendër të Malsisë, që gjendet mes Malit të Zi dhe Shqipëri.
Statusin si komunë e pavarur – që i ishte marrë nga viti 1958 – Tuzi e rifitoi në shtator të vitit 2018, duke u ndarë nga kryeqyteti i Malit të Zi. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës dhe më pas një prej komunave të kryeqytetit.
Për pothuajse dy dekada, kërkesa kryesore politike e partive shqiptare, por edhe e diasporës, ishte që Tuzi të bëhej komunë.
Në zgjedhjet e para të mbajtura më 2019, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq fitoi pushtetin në Tuz.
Shumica e votave u fituan nga koalicioni i partive shqiptare, Forumi Shqiptar, që mbështetej nga një këshilltar demokrat. Ata formuan qeverisjen lokale të udhëhequr nga Nik Gjeloshaj.