Aktualitet

Rama uron SHBA-në: 4 Korriku festë edhe për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Rama thekson se 4 Korriku është një festë e veçantë edhe për shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhënien historike dhe miqësinë mes dy vendeve.

“Nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook.