Iraku do të mbyllë aeroportet dhe pikat kufitare për 24 orë më 12 maj për shkak të zgjedhjeve kombëtare. Procesi zgjedhor në Irak mbahet për herë të parë pas mposhtjes së grupit militant të Shtetit Islamik, i cili më 2014-ën kishte pushtuar pjesë të mëdha të territorit të këtij shteti.