Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Zgjedhjet parlamentare, Gjergj Bojaxhi: “Një ndëshkim për opozitën kryesore, sesa për qeverinë…”

Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”. 

Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.

I ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Gjergj Bojaxhi, i cili ka analizuar me detaje gjithçka rreth ditës së sotme të zgjedhjeve në vendin tonë.