Bota

Zhvlerësimi i lirës, goditet edhe ekonomia e rajonit sirian të kontrolluar nga Turqia

Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës turke, Lira, ka goditur jo vetëm ekonominë turke, por edhe atë të rajonit sirian të kontrolluar nga Turqia. Bëhet fjalë për një rajon të Sirisë veriore, të cilëve qeveria e Erdogan u paguan shërbimet arsimore, shëndetësore dhe policore. Në dy muajt e fundit Lira ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit amerikan.