Aktualitet

Zjarri vret një të moshuar në Bulqizë!

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Bulqizë, ku një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen e vjetër u përfshi nga flakët dhe shkaktoi një viktimë, një i moshuar. Fqinjët pikasën tymin që po depërtonte nga dritaret e njoftuan zjarrfikësen. Zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga banesa. Në gjendje të rëndë u dërgua drejt spitalit të Bulqizës, por fatkeqësisht, nuk iu mbijetoi dot plagëve.

Në njoftimin policor thuhet: 

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin e policisë.