Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, takoi tregtarët e prekur nga zjarri që përfshiu tregun e fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për të parë nga afër dëmet dhe diskutuar masat në ndihmë të tyre.
Pas takimit, Sefa tha se 10 tregtarë pësuan dëmet më të mëdha nga flakët, ndërsa institucioni që drejton do të shqyrtojë mundësinë e dëmshpërblimit përmes Këshillit Bashkiak.
Ndërkohë, deri në pastrimin dhe sistemimin e plotë të zonës së dëmtuar, tregtarët do të vijojnë aktivitetin jashtë tregut, në hapësirat bosh pranë trotuareve.
Bashkia Lushnjë pritet të vlerësojë dëmet materiale e të vendosë mbi format konkrete të ndihmës për personat e prekur nga pasojat e zjarrit.