Orges Shehi është zyrtarisht trajner i Skëndërbeut. Presidenti Ardian Takaj prezantoi sot ish-kapitenin korçar si trajnerin e ri bardhekuq që vjen pas largimit të Ilir Dajës. Shehi merr menjëherë drejtimin e skuadrës duke nisur kështu përgatitjet për sezonin e ri. Më herët Gjykata e Arbitrazhit Sportiv CAS, hodhi poshtë kërkesën e Skëndërbeut për pezullimin e vendimit të Uefa-s, që e përjashtoi me 10 vite nga kompeticionet Europiane për trukim ndeshjesh.