Bota

Zyrtari Grenell fton kompanitë gjermane të largohen nga Irani

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell u kërkoi kompanive gjermane të fillojnë të largohen nga Irani. Grenell shkroi në Twitter se, sanksionet amerikane do të kenë në objektiv sektorë të rëndësishëm të ekonomisë iraniane, e se kompanitë gjermane që kanë aktivitete biznesi në Iran, duhet të fillojnë t’u japin fund menjëherë operacioneve.