Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se BE-ja do të pranojë anëtare të reja vetëm kur të dyja palët të përfitojnë nga ky proces. “Në rrugën drejt BE-së, nuk ka shkurtesa apo bileta falas dhe kjo vlen për të gjitha vendet”, tha Hahn. Sipas tij, strategjia për Ballkanin Perëndimor e bën të qartë se rajoni duhet të bëjë reforma dhe ndryshime thelbësore.