Zv/Presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wiland, bëri thirrje që të mos bëhen premtime lidhur me afatet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe partive politike. Wiland theksoi se për momentin çështja e liberalizimit të vizave ndodhet në duart e Komisionit dhe Këshillit Evropian.