Sot në Ditën Botërore të Punëtorëve, edhe shoferët e taksive të liçensuara në Shkodër, zgjodhën të protestojnë kundër informalitetit. Ashtu si kolegët në Vlorë, ata lëvizën me makina në rrugët kryesore të qytetit verior, për të shprehur kundërshtimet ndaj automjeteve të paliçensuara që po i dëmtojnë ekonomikisht. Taksistët i bënë thirrje Bashkisë Shkodër dhe Krimit Ekonomik, të ndërhyjnë për të luftuar informalitetin, pasi janë drejt falimentimit.