Për shkak të pushimit të 1 Majit, vizitorët në vendin tonë janë shtuar ndjeshëm. Shumë i drejtohen bregdetit, por i lartë është dhe numri i atyre që dalin nga territori shqiptar. Në pikë-kalimin e Murriqanit, në kufirin me Malin e Zi, Policia Kufitare raporton për fluks të lartë. Madje, një natë më parë, për shkak të vargut të gjatë të makinave, shumë qytetarëve iu desh të prisnin deri në dy orë.