Aktualitet

1 Maji, taksistët e Vlorës protestojnë para Bashkisë

Sot në Ditën Botërore të Punëtorëve, taksistët e Vlorës protestuan para Bashkisë. Ata kërkuan mbështetjen e pushtetit lokal kundër piraterisë, vendparkimeve dhe taksave. Në pankartat e protestuesve binin në sy mbishkrimet: “Stop Piraterisë!”, “Na lejoni t’u shërbejmë qytetarëve”, “Pushtetarë: Shteti ligjor dhe BE-ja kërkojnë zbatimin e ligjit” apo “Dua parkimin tim, kam paguar taksat”.