Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Tiranë organizohen një sërë aktivitetesh social-kulturore, që kulmojnë me “Paradën e Shkollave”. Për të garantuar mbarëvajtjen, janë marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve, aty ku zhvillohen veprimtaritë. Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për devijimin lëvizjes së makinave deri në orën 12:30 minuta, te Sheshi “Nënë Tereza”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”.