Ky 28 Nëntor, që përkon me 107-vjetorin e Pavarësisë i gjen Durrësin e Tiranën në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa shqiptarët kudo ndodhen, gjerësisht të solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Durrës e Thumanë. Duke rikujtuar adresën unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në e-albania.al, kryeministri Rama uroi Ditën e Pavarësisë dhe që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë. Për shkak të situatës, qeveria e bashkitë anuluan aktivitetet festive të planifikuara, me përjashtim të asaj për ngritjen e Flamurit.