Aktualitet Politikë

11 Maji, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian ikën nga koalicioni me Berishën!

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovskin largohet nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës. Raportohet se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, Sterjovski ka depozituar  kërkesën për largimin nga “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Pjesë e Aleancës “Shqipëria Madhështore” ishin 26 parti politike, por tani, me ikjen e Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, në koalicion mbeten 25 të tilla. Në kërkesë, thuhet:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Tiranë. Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj. Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

Ndërkohë, ditën e sotme në mesnatë mbyllet afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë. Në mesin e opozitës, pritet që sot në orën 17:00, Partia Demokratike të mbledhë Kryesinë, ndërsa më 19:00, Këshillin Kombëtar.

Dy ditë më parë, kryetari demokrat Berisha prezantoi koalicionin e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe që është emërtuar si “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë fjalës së prezantimit, Berisha vuri në dukje se ky është koalicioni më i fuqishëm në 32 vite dhe nënvizoi se përfaqëson shumicën absolute.

Partitë përbërëse të koalicionit:

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.
Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë e përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.
Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhami.
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.
Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.