Avokati Tony Buzbee ka njoftuar se planifikon të nisi një padi ndaj reperit Sean Diddy Combs në emër të 120 viktimave të abuzimit seksual. Ai deklaroi se linja telefonike e krijuar për të ndihmuar viktimat ka marrë një numër të jashtëzakonshëm prej 12,000 telefonatash brenda 24 orëve pas konferencës për media.
Buzbee theksoi rëndësinë e filtrimit të këtyre telefonatave për të identifikuar viktimat dhe dëshmitarët, ndërsa ka njoftuar se pothuajse 100 persona po punojnë për rastin. “120 paditë për të cilat flisnim janë gati për t’u dorëzuar ndaj Sean Combsa, por dëshirojmë të sigurohemi që kemi mbledhur gjithçka që mundemi,” tha ai.
Akuzat përfshijnë sulm seksual të dhunshëm, përdhunim, abuzim seksual, dhe abuzim seksual të të miturve, me një rast ku një person ka qenë vetëm nëntë vjeç kur ndodhi abuzimi.
Avokati i Diddy-t, Erica Wolff, e mohoi kategorikisht çdo akuzë, duke theksuar se klienti i saj mezi pret të provojnë pafajësinë e tij në gjykatë.