Botë e Çuditshme

16-vjeçari shkon me fustan në maturë dhe i magjeps të gjithë!

Një djalë 16-vjeçar, i cili kishte veshur një fustan të kuq në maturën e tij të shkollës, është mbushur nga dashuria dhe mbështetja pasi mori shtatë milionë shikime në rrjetet sociale.

Korben u prit me brohoritje nga nxënësit dhe mësuesit pasi mbërriti me një smoking dhe fund të gjatë deri në dysheme në shkollën e mesme Archbishop Sancroft në Harleston javën e kaluar. Lavdërimet vërshuan për adoleshentin në internet pasi nëna e tij, Nina Green, ndau imazhe në Twitter dhe tha se ishte jashtëzakonisht krenare për të. Ajo shkroi:

Në moshën 12-vjeçare djali im njoftoi se donte të shkonte në maturën e shkollës me një fustan. Katër vjet më vonë ne e realizuam atë. Jam jashtëzakonisht krenare për të që ishte i vërtetë me veten dhe pritja që pati nga e gjithë shkolla e tij ishte e jashtëzakonshme.

Nina tha se telefoni i saj “u çmend” kur ajo udhëtoi për në Pride në Londër me Korben të nesërmen, pasi postimi i saj u retweet mbi 4,000 herë dhe grumbulloi më shumë se 119,000 pëlqime. Ajo vazhdoi:

Sapo ai doli nga makina, të gjithë vetëm brohoritën dhe unë po qaja, disa nga mësuesit po qanin, sepse ai po bëhej ai që donte të ishte.