Më 18 Korrik, pritet takimi i rradhës Prishtinë-Beograd në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Datën e konfirmon zyra e Kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini. Në tryezën e bisedimeve do të ulen presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, në kuadër të vazhdimit të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo fazë e dialogut, cilësohet si finale, sa i përket vendimeve që pritet të merren. Palët kanë paralajmëruar kompromise e vendime të vështira.