Lifestyle Music

1996 – 2026, 10 këngë të famshme mbushin 30 vjeç!

Ka këngë që nuk plaken, kthehen papritur e na kthejnë menjëherë aty ku ishim në atë vitin e largët 1996, një nga ato vite të papërsëritshme: një shpërthim hitesh që u bënë kolona zanore brezash. Më 2026-ën, mbushin 30 vjeç. Ja 10 nga këngët më ikonike:

“Wannabe”-Spice Girls Shumë më tepër se një këngë: është një manifest pop. “Wannabe” përcaktoi konceptin e fuqisë së vajzave, duke transformuar 5 angleze, në një fenomen global. Vetëm notat e para mjaftojnë për të ndezur nostalgji të pastër sot.

“Virtual Insanity” – Jamiroquai Vizionare dhe magnetike, është portreti perfekt i një bote që vrapon drejt teknologjisë. Video që paraqet një dysheme në lëvizje, u bë po aq ikonike dhe e imituar, sa vetë kënga.

“Ironic” – Alanis Morissette Paradokse, rastësi dhe drama të vogla të përditshme: “Ironic” është bërë një lente përmes së cilës interpretohet jeta. Edhe 30 vjet më vonë, vazhdon të na bëjë të buzëqeshim, me një dozë melankolie.

“Don’t Look Back in Anger” – Oasis Një himn brezash, i lindur pothuajse rastësisht. I shkruar nga Noel Gallagher, këndohet ende me gjithë shpirt sot, një përzierje nostalgjie dhe krenarie Britpop.

“Killing Me Softly” – Fugees Zëri i Lauryn Hill e transformon këtë klasik në diçka hipnotike. Një riinterpretim që ka përfshirë breza, duke e bërë një këngë tashmë legjendare të përjetshme.

“Lovefool” – The Cardigans Nën një melodi të lehtë, fshihet një nga këngët më prekëse të viteve 1990. Dashuria e dëshpëruar e përshkruar këtu është bërë një kult klasik, falë edhe kinemasë e një estetike të paharrueshme.

“Don’t Speak” – No Doubt Dhimbja e përfundimit të një marrëdhënieje bëhet një hit global. Me pjesëmarrjen e Gwen Stefanit, kënga përcaktoi një epokë dhe një stil, diku midis rokut e brishtësisë.

“Macarena” – Los del Río Një nga hitet më të mëdha të të gjitha kohërave: në vitin 1996, ishte kudo, pjesërisht falë rutinës ikonike të vallëzimit që të gjithë e njohin ende sot. Edhe në vitin 2026, shfaqet në festa, evente e media sociale, duke demonstruar se si një ritëm i thjeshtë, por brilant, mund të bëhet i përjetshëm.

“Summer is crazy” – Alexia Një nga simbolet absolute të Eurodance të viteve ’90: energji e pastër, një refren i menjëhershëm dhe një atmosferë verore që dominoi top listat. Edhe sot, është një klasik i ringjalljeve e seteve nostalgjike të DJ-ve, i aftë t’ju transportojë menjëherë në verën e vitit ’96.

“Breathe” – The Prodigy Një shpërthim energjie elektronike dhe rebelimi: në vitin 1996, ripërcaktoi tingullin e big beat me një qëndrim agresiv e të pagabueshëm. Edhe sot tingëllon shumë i fuqishëm, shpesh i përdorur në filma, evente e sete DJ, për ngarkesën e errët dhe hipnotike.