Aktualitet

2 mijë e 472 persona janë akomoduar në hotele pas tërmetit

Sipas shifrave të dhëna sot nga kryeministri Rama, në të tretën mbledhje rradhazi të jashtëzakonshme të Qeverisë, 2 mijë e 472 të prekur nga tërmeti janë sistemuar në hotele. Këtu përfshihen njerëz që ndodhen në situatë traumatike, me shtëpinë në kushte frike, por jo domosdoshmërisht të lidhura me qëndrueshmërinë e ndërtesave.