Dy persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë zhdukur pasi një ndërtesë u shemb në qytetin sicilian të Ravanusas mëngjesin e të dielës, raporton Shërbimi i Zjarrfikësve Vigili del Fuoco dhe agjencia e lajmeve ANSA.
Ekipet e urgjencës zbuluan trupin e një burri ndërsa vazhdonin të kërkonin të mbijetuarit në rrënoja, tha shërbimi zjarrfikës Vigili del Fuoco në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Deri tani bilanci eshte 2 te vdekur ( nje burre dhe nje grua) si dhe 7 te zhdukur, mes tyre nje grua shtatzene qe duhet te lindte të merkuren. Se fundmi jane shpetuar dy gra, si dhe jane pergenjeshtruar zerat se mes germadhave jane zhdukur edhe 3 femije.
Autoritetet italiane thanë se ndërtesa u shemb pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje e madhe gazi, e cila shkatërroi tre shtëpi dhe dëmtoi një tjetër.
“Gazi është akumuluar në bodrum ose në një mjedis të mbyllur. Aktivizimi i ashensorit gjithashtu mund të ketë shkaktuar shpërthimin”, tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Agrigento, Giuseppe Merendino.
“Në ditët në vijim do të kryejmë hetime më të detajuara”, tha ai, duke shtuar se “një shpërthim i tillë është një ngjarje e jashtëzakonshme”.