Legjenda e futbollit anglez Kevin Keegan ndërroi jetë në moshën 75 vjeç. Familja njoftoi:
Me trishtim të thellë njoftojmë se Kevin Keegan ndërroi jetë. Ish-lojtari dhe trajneri i Anglisë po luftonte me kancerin dhe ishte i rrethuar nga gruaja dhe vajzat, në momentet e tij të fundit.
Figurë e rëndësishme në futbollin anglez, Keegan luajti për Liverpoolin, Hamburgun, Southamptonin dhe Newcastle. Gjithashtu u bë trajner i Magpies në vitin 2008, pasi drejtoi Manchester City-n për katër vjet (2001-2005).
Trajner i Anglisë në vitet 1999-2000 dhe si lojtar bëri 63 paraqitje e shënoi 21 gola. Ish-sulmuesi fitoi dy çmime Topi i Artë në vitet 1978 e 1979.
Edhe Liverpool e kujtoi me një postim në rrjetet sociale:
Jemi thellësisht të trishtuar nga ndarja nga jeta e legjendarit Kevin Keegan dhe vajtojmë humbjen. Shpirti i tij i paepur dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të gdhenden përgjithmonë në historinë tonë dhe trashëgimia e Keegan-it do të jetojë me ne. Pusho në paqe, Kevin!