Aktualitet

Çanta e dyshimtë në qendër të Tiranës, alarm i rremë

Fatmirësisht rezultoi i rremë alarmi për bombë në Kryeqytet. Forcat xheniere bënë shpërthimin e telekomanduar të çantës së braktisur që u gjet sot në Sheshin Skëndërbej, ndërkohë që brenda saj ka pasur disa vegla pune elektricisti. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që pikasën çantën e braktisur, ndërsa sinjalizuan policinë. Pasi u vendos perimetri i sigurisë për disa minuta çanta u ruajt nga forcat e policisë deri në ndërhyrje të xhenierëve.