Vazhdojnë në mënyrë intensive operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e godituara rëndë nga tërmeti. Policia e Shtetit thotë se mbi 2400 efektivë janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Operacionet për të mbijetuarit kryen në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.