Aktualitet

3.4 milionë eurot në “Toyota Yaris”, lihen në burg 4 të ndaluarit

Gjykata për Krimet e Rënda vendosi sot masën e arrestit me burg, për të akuzuarit lidhur me 3.4 milionë eurot e kapura në Portin e Durrësit. Ata janë Agim Çeka, Edi e Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri. Avokati i tyre, Saimir Visha tha se akuzat e reja për kryerje të veprave penale nga grup i strukturuar criminal, u shtuan vetëm për t’i mbajtur në burg. Sipas tij, “Prokuroria është konfuze për çfarë duhet të akuzohen”. Ndërkaq, dyshohet se 3.4 milionë eurot e bllokuara në Durrës, buronin nga trafiku i lëndëve narkotike dhe po hynin në të zezë në Shqipëri.