Aktualitet

30 banda kriminale shqiptare grabisin në Europë

Shqiptarët e arrestuar së fundmi në Spanjë si grabitës të vilave luksoze, janë vetëm një nga dhjetëra grupet e tjera që operojnë në këtë fushë në Europë. Sipas burimeve, nga task-forca e ngritur në Policinë e Shtetit, janë të paktën 30 grupe kriminale shqiptare që ushtrojnë këtë aktivitet në disa vende të Bashkimit Europian. Përveç pjesës policore, ky fenomen ka edhe një kosto tjetër të madhe për Shqipërinë, atë të imazhit të keq.