Aktualitet

30-vjeçarja e huaj gjendet e vrarë me thikë brenda banesës, dyshime mbi partnerin e saj të arratisur, policia në kërkim të tij

Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vrarë me thikë brenda një banese (Airbnb), të cilën ajo e kishte marrë me qira me partnerin, 10 ditë më parë.

Ishin pronarët e banesës, në godinën 3-katëshe, që njoftuan policinë, pasi çiftin nuk ishte parë prej dy ditësh.

Kur policia u fut në banesë, gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.

Burri me të cilin ajo kishte marrë me qira airbnb nuk është gjendur aty, duke u arratisur me të gjitha dokumentet e tij dhe të viktimës. Vetëm 10 cent janë gjetur në banesën ku u gjet e pajetë e huaja, pasi çdo gjë tjetër ishte marrë nga partneri i arratisur.

Për policinë ky është autori i dyshuar. Ai është shpallur në kërkim nga blutë, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

LEXO EDHE: I përfshirë në trafikimin e shqiptarëve dhe shtetasve të huaj drejt SHBA-ve, arrestohet 48 vjeçari!

Gjaku i 30-vjeçares së pajetë është gjetur i tharë, duke ngritur kështu dyshimet se mund të jetë vrarë para një ose dy ditësh, por këtë do ta përcaktojë ekspertiza në Institutin Mjekoligjor, ku dhe trupi i viktimës është dërguar.

Çifti raportohet të kenë ardhur në Tiranë më datë 19 shkurt 2025. Gruaja ka qenë e mbuluar dhe komunikonte me partnerin e saj kryesisht në gjuhën gjermane, por edhe në tjetër që besohet se i përket Lindjes së Mesme.

Sipas pronarëve të banesës, çifti nuk u ka paraqitur asnjë mjet identifikimi, me pretekstin se nuk i kishin me vete.

“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.